Ditën e hënë një megaoperacion i zhvilluar nga SPAK dhe Policia e Shtetit arriti të arrestojë Dritan Metajn, shefin e komisiaratit të policisë së Kurbinit.
Ndërkohë që sot bëhet me dije që në vendin e tij është emëruar Shkëlzen Metushi.
Vlen të përmendim se Dritan Metaj u arrestua si i përfshirë në lidhje me tarfikun ndërkombëtar të drogës teksa daljen para gjykatës ditën e djeshmë ka pranuar edhe njohjet dhe takimet më narkotyrafikantin Gëzim Çela. Ndërkohë që ky i fundit është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit.
“Kam bërë gabim, po e kam bërë, pasi e njihja më herët dhe nuk e shmangia dot takimin”, tha ai.
Metaj dyshohet se kryente rolin e transportuesit të anëtarëve të grupit kriminal, duke shfrytëzuar postin e tij si komisar policie për të shmangur kontrollet e uniformave blu.
Nafta në 224 lekë/ litri, Konfindustria thirrje urgjente qeverisë: Ndërhyni menjëherë ose ekonomia futet në rrezik
Rritja e çmimit të naftës në 224 lekë për litër ka nxitur një reagim të fortë nga Konfindustria, e cila...








