Skip to content
Të Gjitha

Drejtuesit e mbyllën nga frika e koronavirusit, shkollës “Udha e Shkronjave” i hiqet licenca

· 1 min lexim

Ministria e Arsimit i ka hequr licencën shkollës “Udha e Shkronjave”.

Kjo për shkak se drejtuesit vendosën që të mbyllin shkollën për dy javë, nga rreziku i koronavirusit.

Ministrja Shahini bën me dije, se mbyllja e shkollës jashtë planit bëhet vetëm me urdhër nga ministria.

Ajo ka kërkuar më tej që drejtuesit e shkollës të ndiqen penalisht.

Nxënësit ndërkohë do të transferohen në një shkollë tjetër.

“Shkolla mbyllet jashtë planit të vitit shkollor VETËM me urdhër ministri. Udhëheqësit e një shkolle private kishin vendosur të mos respektonin këtë dhe e kanë mbyllur shkollën për 2 javë. Në kushte të kësaj paligjshmërie, jemi të detyruar që shkollës t’ia heqim licencën. Nxënësit do të transferohen në një shkollë tjetër. Ndërsa udhëheqësit e shkollës që përhapin panik duke mbyllur shkollën në mënyrë të jashtëligjshme, për gjoja parandalim të një situate virale e cila NUK ekziston në Shqipëri, duhet të ndiqen nga organet e drejtësisë”, njofton ministrja.