Drejtoi Egjiptin për tre dekada, Mubarak ndërron jetë në moshën 91-vjeçare

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish-presidenti  egjiptian, Hosni Mubarak ndërroi jetë në moshën 91-vjeçare në Kairo.

Mubarak drejtoi vendin për 3 dekada, deri në shpërthimin e revoltave popullore në vitin 2011.

Mubarak u gjet fajtor për vrasjen e protestuesve gjatë revoltave.

Mirëpo kjo akuzë ndaj tij u rrëzua dhe ish-presidenti egjiptian u lirua në mars të 2017-ës.

Vdekja e tij është konfirmuar nga mediat shtetërore egjiptiane.

Hosni Mubarak iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në ditët e fundit të janarit.

Djali i tij Alaa, bëri me dije se Mubarak ndodhej në përkujdesje intensive, derisa ndërroi jetë.

Shpërndaje
Share.

Komento