Skip to content
Kryesore

Drejtësi italiane për Shqipëri–Serbi, UEFA zbulon arbitrin që do të gjykojë duelin

· 1 min lexim

Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 qershor, në kuadër të kualifikueseve për Botërorin 2026, dhe tashmë UEFA ka publikuar zyrtarisht emrat e gjyqtarëve që do të vendosin drejtësinë në këtë sfidë të rëndësishme.

Takimi do të gjykohet nga italiani Davide Massa, i cili nuk është i panjohur për kuqezinjtë. Ai ka qenë arbitri i një miqësoreje të zhvilluar më 16 nëntor 2015 ndaj Gjeorgjisë, e cila u mbyll në barazim 2–2 në stadiumin “Qemal Stafa”.

Massa do të shoqërohet nga dy asistentë bashkëkombas, Filippo Meli dhe Ciro Carbone.

Ndërkohë, rolin e arbitrit të katërt do ta mbajë Fabio Maresca, po ashtu nga Italia. Në sistemin VAR do të jenë Aleandro Di Paolo dhe Daniele Doveri.

Kjo ndeshje shënon testin e tretë për Shqipërinë në këtë grup eliminator, pas dy përballjeve të mëparshme, një humbje kundër Anglisë dhe një fitore ndaj Andorrës.

Për Serbinë, përballja në “Air Albania” do të jetë e para në këtë fushatë kualifikuese.