Drejt Britanisë në kuti kartoni, 4 shqiptarët kishin paguar nga 700 euro

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Daily Mail ka publikuar foton e katër të rinjve shqiptarë të cilët janë kapur brenda një kamioni me destinacion Britaninë e Madhe.

Të rinjtë shqiptarë ishin futur brenda disa kutive kartoni, ndërkohë që ata kishin paguar nga 700 euro secili për të mbërritur në Britani.

“Katër emigrantë shqiptarë u gjetën brenda kutive të mëdha të kartonit në anën e pasme të një kamioni i cili po shkonte për Dover.

Rojet kufitare ndaluan kamionin, i cili po udhëtonte nga Frankfurti në Derby, në Calais para se të kalonte Kanalin në Britani të Madhe. Më vonë doli se burrat kishin paguar më shumë se £ 600 (700 euro) secili për një bandë të trafikimit të njerëzve, një prej të cilëve tani është burgosur”, shkruan “Daily Mail”.

Kjo është historia e dhimbshme e shumë shqiptarëve të cilët zgjedhin të ikin në mënyrë ilegale drejt Anglisë, por edhe shumë vendeve të tjera të Europës.

E ditur bëhet se është arrestuar 39-vjeçari Vladimir Tollumi. Ky është një nga personat përgjegjës që ka trafikuar për shumë vite, emigrantë të paligjshëm në Britani. Madje edhe vetë Tollumi ndodhej në Britani në mënyrë të paligjshme.

Mësohet se Tollumi po përballet me dënimin prej 40 muajsh burg.

Shpërndaje
Share.

Komento