Shtetet e Bashkuara të Amerikës po kalojnë një periudhë shumë të vështirë, pasi brenda pak ditëve është ngjitur në krye të tabelës për numrin më të lartë të të infektuarve.
Tashmë ka shkuar në 5,780 numri total i të vdekurve nga koronavirusi, teksa brenda 24 orëve ka pasur 21, 218 persona të prekur, duke e çuar në 236, 221 numrin e përgjithshëm të të prekurve.
Nga ana tjetër, mediat e huaja raportojnë mes të tjerash se numri i personave të shëruar ka shkuar në 10,280.
Po ashtu, në SHBA është rritur ndjeshëm papunësia, ku deri më tani janë rreth 6.6 milionë banorë të papunë, teksa për vetëm një javë numri i të qytetarëve të papunë është dyfishuar, sepse nga raportimi i fundit i autoriteteve amerikane ishin 3.3 milionë të papunë.
Disa ditë më pare qeveria amerikane ka miratuar një paketë prej 2.2 trilionë dollarësh për të ndihmuar ekonominë dhe qytetarët.