Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Drama e bluzave të bardha në Shqipëri, ikin mjekët vendas dhe zëvendësohen me të huaj!

23:00 15/01/2021
Reading Time: 2 min lexim

Prej vitesh tashmë Shqipëria po përjeton një “eksod”, me ikjen masive të mjekëve dhe infermierëve. Ky fenomen negativ ka krijuar një hendek të madh në sistemin shëndetësor dhe ka shkaktuar një ankth social, pasi shtohen pasiguritë te qytetarët.

Një studim i profesorëve Gëdeshi dhe King zbuloi se numri i mjekëve për banorë ka rënë ndjeshëm në Shqipëri si rezultat i emigracionit gjatë periudhës 2000-2018.

Shifrat kokëforta flasin për një tendencë në rritje të ikjes së mjekëve gjatë dekadës së fundit.

Sipas studimit, në vitin 2000 Shqipëria kishte 140 mjekë për 100.000 banorë, në vitin 2016 kishte 120 dhe në vitin 2018, ky tregues ra në 110 mjekë.

Në raport theksohet po ashtu se numri i mjekëve, infermierëve dhe mamive për 100.000 banorë në Shqipëri, është shumë më i ulët në krahasim me mesataren e vendeve të BE-së (384 mjekë në vitin 2016), por edhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Përpos mjekëve, edhe infermieret/ët dhe mamitë gjatë dhjetë viteve të fundit janë larguar në mënyrë masive, duke dobësuar kështu hallkat kyçe të sistemit shëndetësor.

Migrimi ndërkombëtar i stafit mjekësor, kryesisht në Gjermani, është një nga faktorët kryesorë që shpjegon këtë ulje, cilësojnë ekspertët.

Një rast flagrant i ditëve të fundit, ku tregohet qartazi edhe “boshatisja” e spitaleve nga mjekët vendas, është edhe ndërtimi i Spitalit të madh të Fierit nga turqit, ku edhe personeli mjekësor do të vijë nga Ankaraja. Marrëveshja u arrit midis kryeministrit Rama dhe Presidentit turk Erdogan disa ditë më parë, ku u premtua që Spitali do të ndërtohej brenda muajit prill.

Kësisoj me këtë lëvizje për përfitime politike përpara zgjedhjeve të kryeministrit Rama, e pësojnë në kurriz shqiptarët. E pësojnë shqiptarët sepse krijohet edhe “miti” se mjekët tanë nuk janë aq të zotë dhe se mjekët e ardhur vetëm për faktin se janë shtetas të huaj janë më të mirë!

Rasti i ndërtimit të Spitalit të Fierit, është një shembull konkret i shkeljes së rregullave dhe ligjeve të vendit, pasi gjithçka po tentohet të përmbushet sa më shpejt sepse kështu i leverdis për kredo politike në fushatë kryeministrit Rama.

Pa u pyetur ekspertët dhe banorët e tokave që do të ndërtohet Spitali i ri i Fierit, qeveria e ka përzgjedhur vendin ku personeli turk do të ndërtojë spitalin.

Me pak fjalë, kryeministri për hir të politikës, zbeh edhe rolin e qytetarit si dhe nënçmon mjekët vendas duke u dakordësuar me turqit për një spital tërësisht nën administrimin e tyre, sikur të ishte sulltanat dhe jo republikë demokratike.

Po ashtu, sa më shumë hapje të spitaleve me staf të huaj, aq më shumë kuptohet se mjekët vendas po “firojnë”. Kryesisht mjekët e braktisin vendon për shkak të keqpagesës, mos pasjes së kushteve në punë, jomeritokracisë, etj./Gazetareforma.com/

Etiketa: arsyetEksodiLargimetMjeket shqiptarqeveria

Të lidhura

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet
Aktualitet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

Me vetëm 64 kuti votimi të pambyllura nga 5,225 në total, përbërja e re e Kuvendit po merr formën përfundimtare....

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe
Aktualitet

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ndërsa procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit po shkon drejt përfundimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...

20:36 13/05/2025
Para

Tragjike në Norvegji, vdesin 23 persona pas injektimit të vaksinës së Pfizer! (DETAJE)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

20:36 13/05/2025
Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

20:20 13/05/2025
Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

19:58 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.