Kreu i shtetit ka shpërndarë në rrjetin e tij social Instagram, adresën ku mund të marrin pjesë të gjithë në distancë në “Dialogun për Universitetin”.
Ai i fton të gjithë studentët për të diskutuar dhe i falënderon paraprakisht për ҫdo sugjerim që ata mund të japin për 8 pikat.
“Ja linku ku mund të merrni pjesë në distancë në Dialogun për Universitetin. Do të gjeni draftin e punës së deritanishme me 8 PIKAT dhe mund të kontribuoni për përmirësimin e tij. Faleminderit paraprakisht edhe për çdo opinion a sugjerim përtej 8 PIKAVE shqiperiaqeduam.al/kuvendimi”,- shkruan Rama në Instagram.
Kjo gjë do të shërbejë për të adresuar ҫdo problem të përgjithshëm dhe specifik për universitetin dhe do mirëpresë ҫdo sugjerim, ide apo opinion nga të gjithë.