fbpx

Dozat e para të vaksinës ruse Sputnik V mbërrijnë në Maqedoninë e Veriut

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Maqedonia e Veriut këtë të dielë mori dërgesën e parë të vaksinës ruse Sputnik V  kundër COVID-19. Lajmin e ka konfirmuar edhe Ministri i Shëndetësisë i vendit Venko Filipçe. Më herët gjatë ditës, Fondi Rus i Investimeve Direkte bëri me dije  se Maqedonia e Veriut u bë vendi i 46-të që lejon përdorimin e vaksines Sputnik V. Filipce dhe ambasadori rus në vendin e Ballkanit, Sergej Bazdnikin vizituan Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit për të mirëpritur aeroplanin me dërgesën e vaksinave ruse anti COVID.

“Grupi i parë i vaksinave nga Rusia sapo ka mbërritur në Maqedoni … Falënderoj ambasadorin e Federatës Ruse për kontributin e tij personal,” u tha ministri i shëndetësisë gazetarëve në aeroport.

Bazdnikin, nga ana e tij, vuri në dukje se vaksina ruse ishte regjistruar tashmë në 46 vende te botes dhe se mbërritja e saj në Shkup ishte rezultat i bashkëpunimit me autoritetet e vendit.

Vaksinimi kundër koronavirusit në Maqedoninë e Veriut filloi pasi Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhuroi 8,000 doza të vaksinave Pfizer / BioNTech në mes të shkurtit. Maqedonia e Veriut gjithashtu ka nënshkruar një marrëveshje me Sinopharm të Kinës për shpërndarjen e 200,000 dozave të vaksinës si dhe pret të marrë deri në 170,000 doza të vaksinës AstraZeneca, përmes iniciativës COVAX.

Shpërndaje
Share.

Komento