Skip to content
Politikë

Dosja Xibraka, Ermal Hoxha paraqitet në SPAK

· 1 min lexim

Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit, është paraqitur ditën e hënë në mesditë në SPAK.

Deri tani, SPAK nuk ka ofruar informacion të detajuar për arsyet e thirrjes dhe pyetjet që i janë bërë Hoxhës.

Hoxha ka qenë i dënuar për përfshirje në laboratorin e drogës në Xibrakë, një çështje që është rihapur në vitin 2024 pas një denoncimi të bërë nga Gazmend Bardhi.

Ermal Hoxha, nipi i Enver Hoxhës, u lirua me kusht nga burgu i Fierit më 13 shtator 2018, pasi i kishin mbetur edhe 1 vit e 8 muaj dënim. Ai kishte qenë i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda në korrik 2017 me 10 vite burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi u zbrit në 6 vite dhe 8 muaj.

Hoxha u arrestua në janar 2015 gjatë një aksioni ndërkombëtar, i cili çoi në zbulimin e një laboratori të kokaine në Xibrakë të Elbasanit.

Operacioni “Xibraka” përfundoi me arrestimin e 11 personave, përfshirë dy shtetas kolumbianë.

Megjithatë, thirrja e tij nuk ka lidhje me dosjen e Xibrakës.