Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Dosja “Veliaj”, SPAK mbyll sytë për Gent Sulën e “Intersig” në skemën e pastrimit të parave të Ajola Xoxës

21:21 09/08/2025
Reading Time: 3 min lexim

Prokuroria e Posaçme ka dalë në përfundimin se Gentian Sula, administrator dhe një nga ortakët e shoqërisë së sigurimeve “Intersig-Viena Insurance Group”, ka ndihmuar në mënyrë të drejtpërdrejtë Ajola Xoxan, bashkëshorten e kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për të realizuar një skemë të dyshuar pastrimi parash. Megjithatë, ndonëse provat e mbledhura e lidhin ngushtë me këtë veprimtari, emri i Sulës nuk është përfshirë në listën e episodeve korruptive të renditura në aktin e marrjes së Xoxas të pandehur, miratuar më 23 korrik 2025. Ky fakt ngre pikëpyetje mbi qëndrimin e SPAK-ut ndaj tij.

Vilë luksoze në zemër të Bllokut, pa qira për OJQ-të e Ajolës

Hetimet njëvjeçare të SPAK-ut kanë dokumentuar se Ajola Xoxa ishte pronare dhe drejtuese faktike e disa kompanive dhe organizatave joqeveritare, të regjistruara formalisht në emër të personave të tjerë. Shumica e këtyre subjekteve kanë siguruar fonde publike nga Bashkia e Tiranës, gjatë drejtimit të Veliajt, dhe këto para janë transferuar përfundimisht në llogaritë e Xoxas përmes transaksioneve të sinkronizuara.

Një prej këtyre OJQ-ve ishte qendra artistike “Nan Gallery”, e themeluar në korrik 2023 nga artisti Driant Zeneli. Pas pak muajsh, ajo iu dhurua organizatës “Harabel” të Ajola Xoxas. Pas marrjes së kontrollit, “Nan Gallery” zhvilloi aktivitetin e saj në një vilë dykatëshe me sipërfaqe rreth 270 m², e pozicionuar në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës, në ish-Bllok. Vila rezulton në pronësi të Gent Sulës dhe bashkëjetueses së tij, B.A.

SPAK ka provuar se vila iu dha Ajola Xoxas për përdorim pa pagesë, nën justifikimin e një sponsorizimi për artin. Në dëshminë e tij, Sula ka pretenduar se “Intersig-Viena Insurance Group” ka një politikë mbështetjeje për artin dhe kulturën, dhe në këtë kuadër mbështeti edhe qendrën “Nan Gallery”. Por prokurorët nuk e kanë konsideruar bindëse këtë version, pasi prona ishte private dhe jo e kompanisë së sigurimeve, ndërsa më parë ishte dhënë me qira duke gjeneruar të ardhura të larta për shkak të vendndodhjes.

Deklarata të pabesueshme dhe revokim i marrëdhënies pas kontrollit të BKH-së

Në dosjen penale, hetuesit theksojnë se shumica e deklarimeve të Gent Sulës nuk mbështeten nga provat e mbledhura dhe se disa prej tyre vërtetojnë marrëdhënien direkte me Xoxan për dhënien falas të vilës. Sipas SPAK-ut, bashkëpronarët e godinës, përfshirë bashkëjetuesen e Sulës, dhanë dakordësinë për ta lënë vilën në përdorim pa asnjë dokument të shkruar, ndonëse më parë ajo kishte qenë e dhënë me qira.

Prokuroria e Posaçme është bindur se dhënia e vilës pa qira ishte një marrëdhënie fiktive. Kjo bindje u forcua kur, pas kontrolleve nga Byroja Kombëtare e Hetimit, e drejta e përdorimit pa shpërblim u ndërpre dhe u formalizua me një akt të shkruar, duke konfirmuar kështu se “sponsorizimi” nuk ishte i rregullt.

Dyshime të forta, por asnjë akuzë

Ky episod është vetëm një nga disa rastet që lidhin administratorin e “Intersig-Viena Insurance Group” me interesat financiare të Ajola Xoxas. Veprimet e tij nuk ndryshojnë në thelb nga ato të disa biznesmenëve të tjerë që aktualisht janë të pandehur në dosjen “Veliaj-Xoxa”. Megjithatë, deri tani SPAK nuk ka ngritur akuza ndaj Sulës, duke ngritur dyshime mbi standardin e ndjekur për personat e përfshirë në këtë çështje.

Të tjera

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet
Kryesore

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Studentët shqiptarë në Shkup do të dalin sërish në protestë më 18 maj, për të kërkuar të drejtën që provimi...

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik
Kryesore

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Kupa e Botës 2026 pritet të jetë edicioni më i madh në historinë e futbollit, por bashkë me spektaklin dhe...

22:20 14/05/2026
Para
Pazaret e prishura / Ku ngatërrohet rasti i News 24 me lirinë e medias?!

Pazaret e prishura / Ku ngatërrohet rasti i News 24 me lirinë e medias?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

22:20 14/05/2026
Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

14:22 09/05/2026
RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

18:48 08/05/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.