Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Dosja “Toyota Yaris”/ SPAK çon në gjyq Astrit Vladin dhe Erida Lazimin

09:59 25/07/2025
Reading Time: 2 min lexim

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar për gjykim një fraksion të ri të dosjes së njohur “Toyota Yaris”.

Tashmë përballë drejtësisë do të dalin biznesmeni Astrit Vladi dhe avokatja Erida Lazimi, të akuzuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj një gjyqtari.

Sipas SPAK, në shtator të vitit 2020, në një kohë kur po zhvillohej seanca paraprake ndaj vëllait të Astrit Vladit, Elvis Vladi, i akuzuar për pastrim parash dhe përfshirje në grup kriminal, biznesmeni i kërkoi avokates Erida Lazimi të ndërhynte në mënyrë të jashtëligjshme tek gjyqtari i çështjes.

Dyshohet se Lazimi pranoi ta ndërmjetësonte këtë ndikim në këmbim të përfitimeve monetare.

Astrit Vladi është vëllai i Elvis Vladit, i përfshirë në një nga skemat e dyshuara të pastrimit të parave që lidhet me gjetjen e 3.4 milionë eurove në makinat Toyota në portin e Durrësit në vitin 2018, ngjarje që tronditi politikën dhe sistemin e drejtësisë shqiptare.

Procedimi penal ndaj Vladit dhe Lazimit është ndarë nga dosja më e madhe, që përfshin edhe akuza për korrupsion pasiv ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash.

Në përfundim të hetimeve, SPAK ka ngritur zyrtarisht akuzën ndaj Astrit Vladit për “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, ndërsa ndaj Erida Lazimit për të njëjtën vepër penale, por me përfitim të parregullt në formë monetare.

Sipas aktakuzës, ngjarja ka ndodhur më 14 shtator 2020, në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë, gjatë shqyrtimit të çështjes ndaj Elvis Vladit, Alfred Vladit dhe Alban Mollaymerit, të cilët akuzoheshin për mosdeklarim të shumave të mëdha në kufi.

Etiketa: dosja toyota yarisSPAK

Të tjera

Çarja në pushtet ka filluar; Mos ia falni shpëtimin me kaos!
Aktualitet

Çarja në pushtet ka filluar; Mos ia falni shpëtimin me kaos!

Largimi i një deputeteje nga grupi i Partisë Socialiste nuk duhet parë si lajm i vogël. Në një sistem ku...

16:05 15/06/2026
Çfarë kërkon protesta? Pesë pika për të mos u kthyer te i njëjti sistem
Të Gjitha

Çfarë kërkon protesta? Pesë pika për të mos u kthyer te i njëjti sistem

Një nga pyetjet më të rëndësishme që po bëhet tani është: çfarë kërkon protesta? Jo çfarë ndien. Jo kundër kujt...

14:38 15/06/2026
Para
U ekstradua nga Dubai, GJKKO konfirmon masën e sigurisë për Denis Bajrin

U ekstradua nga Dubai, GJKKO konfirmon masën e sigurisë për Denis Bajrin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Çarja në pushtet ka filluar; Mos ia falni shpëtimin me kaos!

Çarja në pushtet ka filluar; Mos ia falni shpëtimin me kaos!

16:05 15/06/2026
Çfarë kërkon protesta? Pesë pika për të mos u kthyer te i njëjti sistem

Çfarë kërkon protesta? Pesë pika për të mos u kthyer te i njëjti sistem

14:38 15/06/2026
Pas Rinasit, protesta ka nevojë për rregull, jo për pronarë

Pas Rinasit, protesta ka nevojë për rregull, jo për pronarë

14:17 15/06/2026
The protest is bigger than the resort, but now it needs structure

The protest is bigger than the resort, but now it needs structure

14:11 15/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.