Dosja “CEZ”, kërkohet pushimi i çështjes për Kastriot Ismailajn

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar pushimin e çështjes për Kastriot Ismailajn, për mbledhjen e borxheve të “CEZ-it”, shkruan “Newsbomb”.

Administratori i “DIA” u arrestua më 12 maj të 2015-ës, nga Krimi Ekonomik, nën akuzën e mashtrimit me shuma të mëdha dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.

Për 6 muaj, 9 kompani private përfituan 12 milion dollarë nga CEZ, nga kontratat për mbledhjen e borxheve të papaguara.

Pjesa më e madhe u mor nga kompania e Ismailajt, “Debt International Advisor”, që llogaritej deri në 6.5 milion dollarë.

Këto para kanë dalë nga Shqipëria dhe janë transferuar në llogaritë e dhjetëra kompanive të tjera që veprojnë në 15 shtete.

Prokuroria ka dyshime se këto para i përkasin njerëzve më me peshë në politikën shqiptare dhe disa personave VIP.

Kompania e Ismailajt nuk ka kryer vjeljen e borxheve të “CEZ” dhe nuk justifikon dot transfertat, të cilat janë më shumë se 5 milion euro.

Nën petkun e marrëveshjes me kompaninë çeke, Ismailaj ka kryer mbi 100 transaksione bankare, para këto të personave që bëjnë pjesë në rrethin e tij shoqëror.

Shpërndaje
Share.

Komento