Skip to content
Politikë

Dosja 5D/ GJKKO lë në burg dy drejtorët e Veliajt

· 1 min lexim

GJKKO ka vendosur të lërë në burg ish-drejtorët e bashkisë së Tiranës, Redi Molla dhe Mariglen Qato.

Vendimi u shpall më 7 nëntor 2024 nga gjyqtarja Nertina Kosova, duke miratuar masat e sigurisë së vendosura më herët në mars 2024 nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Kjo çështje ishte kthyer për rishqyrtim nga Gjykata e Lartë pas anulimit të një vendimi të mëparshëm të Apelit të Posaçëm.

Molla dhe Qato po përballen me akuza për korrupsion dhe fshehje pasurie, së bashku me Taulant Tushen, i arrestuar më parë nga SPAK.