Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Dosja “5D”, Apeli i GJKKO pezullon burgun për 5 ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë

12:46 29/01/2026
Reading Time: 2 min lexim
Dosja “5D”, Apeli i GJKKO pezullon burgun për 5 ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur vendimin për ankimimin e të pandehurve në dosjen e njohur si “5D”, duke lënë në fuqi dënimet e dhëna nga shkalla e parë, por duke ndryshuar mënyrën e ekzekutimit të tyre. Vendimi u bë publik pas shqyrtimit të ankimit të Eglantina Zere, Rivjola Baxha, Enkelejda Qyta, Bruno Koçi dhe Kristo Zhulati.

Trupa gjykuese e kryesuar nga Miliana Muça, me anëtare Saida Dollani dhe Tereza Merkaj, vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg për të pestë të pandehurit dhe vendosjen e tyre në shërbim prove. Apeli la në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, por ndryshoi formën e vuajtjes së dënimit.

Sipas vendimit, për Eglantina Zere, Enkelejda Qyta, Bruno Koçi, Rivjola Baxha dhe Kristo Zhulati mbeten në fuqi dënimet me burg të dhëna nga shkalla e parë, por ekzekutimi i tyre pezullohet dhe zëvendësohet me shërbim prove për një periudhë 12 mujore. Gjatë kësaj kohe, të pandehurit janë të detyruar të paraqiten pranë Shërbimit të Provës dhe të mos kryejnë vepra të tjera penale.

Të pestë janë shpallur fajtorë për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, sipas parashikimeve të nenit 258 dhe 25 të Kodit Penal, në versionin para ndryshimeve të bëra me ligjin nr. 43/2021.

Apeli vendosi gjithashtu heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej pesë vitesh për secilin prej tyre. Shpenzimet procedurale dhe gjyqësore u ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.

Në njoftimin zyrtar të gjykatës sqarohet se secili prej të pandehurve ishte dënuar fillimisht me nga 9 muaj burgim, dënim i cili, në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, u ul me një të tretën, duke përfunduar në 6 muaj burgim për secilin. Megjithatë, në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, Apeli urdhëroi pezullimin e ekzekutimit të këtyre dënimeve dhe vendosjen në provë për 12 muaj, me detyrimin për t’iu përgjigjur thirrjeve të organeve përgjegjëse për mbikëqyrjen e provës.

Vendimi u shpall në Tiranë më 29 janar 2026 nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndërsa ndaj tij lejohet ankim brenda afatit ligjor prej 15 ditësh nga komunikimi i vendimit.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para
Tragjedi ajrore në Kolumbi, rrëzohet avioni me 15 persona në bord, mes viktimave një deputet dhe një kandidat Kongresi

Tragjedi ajrore në Kolumbi, rrëzohet avioni me 15 persona në bord, mes viktimave një deputet dhe një kandidat Kongresi

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English