Donte të vriste ujkun: 23-vjeçari vret aksidentalisht veten

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Dibër, ku një 23-vjeçar me iniciale SH.L., ka ndërruar jetë.

Ngjarja është shënuar në Njësinë Administrative Zall-Dardhë, ndërsa mësohet se i riu ka gjuajtur për të vrarë ujkun, por aksidentalisht ka plagosur veten.

Me sa duket plaga që ka marrë i riu, ka qenë e rëndë pasi 23 vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit me ambulancë për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes .

Dibër / informacion paraprak

Rreth orës 20.50, Policia e Dibrës ka marrë informacion se në fshatin Ndershen,  njësia Adminstrative Reç, dyshohet se është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri shtetasi Sh. L., rreth 23 vjeç, i cili ka qenë me bagëti në mal.

Në lidhje me vetplagosjen me armë zjarri të 23 vjeçarit ju informoj se shtetasi Sh. L, humbi jetën gjatë transportimit për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes .

Shpërndaje
Share.

Komento