Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Donte të bënte “të fortin” me armë, e pëson keq 17-vjeçari

15:40 16/06/2022
Reading Time: 2 min lexim

Arrestohet nga Policia e Gjirokastrës pak orë pasi shtiu me armë zjarri në fshatin Gjat, në Lunxhëri. Banorët e zonës ku ndodhi ngjarja njoftuan policinë për një të shtënë arme dhe pas kësaj si rezultat i veprimeve të ndërmarra nga autoritetet, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit P. Dh, 17 vjeç, banues në fshatin Gjat, Gjirokastër.   Pasi ka qëlluar, 17-vjeçari ka fshehur armën e zjarrit dhe është larguar. Kjo armë bashkë me dy krëhëra  është gjetur dhe më pas sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit të arrestuar u gjet edhe një armë sportive, të cilën ky shtetas e dispononte pa lejen përkatëse.

Njoftimi i Policisë

Gjirokastër

Qëlloi me armë zjarri në ajër, në fshatin Gjat, Gjirokastër, Policia arreston në flagrancë brenda pak orësh autorin e dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, pas njoftimit të marrë se në fshatin Gjat, Lunxhëri, kishte të shtëna me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me strukturat e DVP Gjirokastër, kanë shkuar në drejtim të vendit të ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve intensive dhe profesionale, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit P. Dh., 17 vjeç, banues në fshatin Gjat, Gjirokastër.

Ky shtetas dyshohet se në orët e mbrëmjes së djeshme ka qëlluar në ajër me armë zjarri automatike, në fshatin Gjat, Lunxhëri.

Pasi ka qëlluar, 17-vjeçari ka fshehur armën e zjarrit dhe është larguar, por është kapur brenda pak orësh nga shërbimet e Policisë. Gjithashtu nga Policia është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit, me të cilën dyshohet se ky shtetas ka qëlluar në ajër, si dhe dy krehra.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit të arrestuar u gjet edhe një armë sportive, të cilën ky shtetas e dispononte pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh
Aktualitet

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Një kufomë është konstatuar këtë të enjte në një zonë malore pranë Krrabës, në kufirin mes Tiranës dhe Elbasanit, ndërsa...

15:52 18/06/2026
Para

“S’më latë të merrja shportën e ushqimeve, këtu vjen era puro e hashash”/ Sula: Ça bëhet kështu?!

Lajmet e fundit

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë

Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë

15:03 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English