Dolën në përgjimet e “Bild”, Krimet e Rënda kërkojnë zgjatjen e hetimeve për Avdylajt

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot do të zhvillohet seanca e radhës gjyqësore për bandën e Avdylajve.

Siç shkruan “Newsbomb”, Krimet e Rënda kanë kërkuar zgjatjen e hetimeve.

Avdylajt akuzohen për një sërë veprash penale, si trafik ndërkombëtar droge, grup i strukturuar kriminal dhe pastrim parash.

Ato u bënë të njohur nga publikimet e përgjimeve nga prestigjozja gjermane “Bild”, të dosjes “339”.

Në përgjime, Avdylajt shfaqeshin duke bërë pazare për blerjen e votës në Durrës.

Banda e tyre u godit në 22 tetor të vitit ta kaluar, në kuadër të operacionit “Vol-vo4”.

Në mesin e të arrestuarve gjatë këtij operacioni ishin edhe ish-deputeti i Lezhës, Arben Ndoka dhe ish-Drejtori i Burgjeve, Arben Çuko.

Këto të fundit u dënuan nga gjykata me arrest shtëpie.

Ndërkohë nga 34 të arrestuar në total, vetëm 24 lënë në burg.

Shpërndaje
Share.

Komento