Gazetari Adriatik Doçi ka bërë me dije se Anila Basha është paditur sot në SPAK për një aferë të dyshimtë në lidhje me kompaninë Albpetrol. Doçi ka publikuar dokumentet e kontratës dhe thotë se Basha është paguar me 1 milionë lekë në muaj nga paratë publike, për të publikuar herë pas here lajme pozitive në portalin e saj “Newsbomb” për veprimtarinë dhe sukseset e ndërmarrjes shtetërore të naftës. Gazetari shkruan se që nga janari 2021, Anlia Basha është paguar nga një tjetër institucion publik (pas bashkisë së Elbasanit), dhe ka shkruajtur disa rreshta se si punëtorët mblidhnin plehrat në oborrin e ndërmarrjes apo se si kanë fikur ndonjë zjarr aty rrotull.
Më tej Doçi pyet se pse Baftjar Zeqaj, ish-kreu i Albpetrol, ka zgjedhur pikërisht Anila Bashën për të reklamuar sukseset e kompanisë, ndërsa shton se përgjigjet e paprecedenta do të vijnë më vonë.
Shkrimi i plotë:
Kontrata e firmosur / Anila Basha 1 milionë lekë çdo muaj për t’i ‘kënduar’ Albpetrol. Klauzola: Të mos e marrë vesh njeri. (Afera denoncohet në SPAK)
Paraja hedh ngazetarinë e llumit përpjetë! Kjo kontratë, tashmë me firmë dhe vulë, është fytyra e gazetarisë së naftës, rakisë, shantazhit dhe klientelizmit, e cila bën pis gazetarinë e vërtetë, profesionale dhe serioze në Shqipëri.
Kontrata e vjedhjes së parave publike është referuar sot në SPAK.
Si mos të mjaftonte paga 700 mijë lekë në muaj nga Bashkia Elbasan për ‘këshillimin’ në distancë, fillimisht të Qazim Sejdinit dhe aktualisht të Gledian Llatjas, në 30 dhjetor 2020, Anila Basha dhe Baftjar Zeqaj kanë firmosur këtë kontratë abuzive, për t’i dhënë Anila Bashës nga 1 milionë lekë në muaj nga paratë publike, për t’i ‘kënduar’ naftës me shkrime.
Kontrata parashikon që Anila Basha do të publikojë herë pas here lajme pozitive në portalin e saj periferik ‘Neësbomb’, për veprimtarinë dhe sukseset e ndërmarrjes shtetërore të naftës Albpetrol, ndërsa Albpetrol do t’i paguajë në këmbim Anila Bashës nga 1 milionë lekë në muaj nga paratë publike.
Si në draft-kontratë, ashtu edhe në kontratë, Anila Basha dhe ish kreu i Albpetrol Baftjar Zeqaj janë kujdesur të vendosin si klauzolë ruajtjen e sekretit dhe shkatërrimin e çdo informacioni rreth aferës.
“Palët zotohen që të ruajnë konfidencialitetin për sa i përket kushteve të kësaj kontrate, e veçanërisht atyre financiare. Të gjitha informacionet e dhëna në bazë të kësaj kontrate, qofshin ato në formë të shkruar, verbale apo vizive, do të konsiderohen si konfidenciale dhe në pronësi të njërës palë, përveçse kur përcaktohen si jo-konfidenciale në kohën e dhënies së tyre apo kur janë nga natyra jo konfidenciale. Me kërkesë të palës dhënëse, pala marrëse do të jetë e detyruar të kthejë apo të shkatërroje çdo informacion konfidencial të marrë nga pala marrëse”, thuhet në nenin 7 të kontratës.
Kështu, nga janari 2021, Anila Basha është paguar nga një tjetër institucion publik. Ajo ka publikuar herë pas herë lajme mediokre në portalin e saj KÇK, si për shembull, ka paraqitur me disa rreshta si sukses madhor kur punonjësit e Albpetrol kanë mbledhur ndonjë letër që kanë hedhur vetë në oborr, kanë fikur ndonjë zjarr aty rrotull apo kur është shitur nafta! Në këmbim, i kanë kaluar paratë në llogari.
Dakord! Punonjësit e Albpetrol kanë shuar një zjarr. Po pse duhet t’i paguhet një tarifë me paratë tona Anila Bashës?!
Problemi ligjor dhe moral konsiston në faktin se Anila Basha është kontraktuar nga një ndërmarrje publike për të ofruar shërbimin e lëpirjes, në mënyrë klienteliste, arbitrare dhe pa garë. Thjeshtë është sajuar një marifet për ta paguar me paratë tona.
Nëse ish kreu i Albpetrol Baftjar Zeqaj do të kishte vërtetë merak që shqiptarët të merrnin vesh sukseset e Albpetrol në fushën e naftës, pse ka zgjedhur pikërisht Anila Bashën dhe portalin e saj periferik për t’i dhënë para dhe jo për shembull një media tjetër me impakt të madh publik?!
Pyetja në fakt është retorike.
Ashtu si Bashkia e Elbasanit, Universiteti i Elbasanit, Ministria e Drejtësisë, INSTAT, Ministria e Brendshme etj., edhe Baftjar Zeqaj ka gjetur një marifet për ta hequr ‘hequr qafet’ llum-gjobën, veçse nuk e ka ‘hequr qafet’ me paratë e tij, por me paratë tona!
Po si e shpjegon vetë Albpetrol përzgjedhjen pikërisht të Anila Bashës për t’i dhënë para publike? Përgjigja e paprecedentë në vijim.