Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Dokument/ Kleçka e kontratës së inceneratorit të Fierit: Nëse s’paguhen këstet, në Arbitrazh

16:54 14/10/2020
Reading Time: 3 min lexim

Fieri nuk kishte nevojë për këtë monstër ndotëse, 3km larg qendrës së qytetit, por oligarkët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri kanë nga pas qeverinë. Ajo që çudit opinionin është se si i paguhen koncesionarëve të Inceneratorit të Fierit miliona euro në vit, edhe pse dihet që ky nuk punon, kur plehrat e qytetit nuk përpunohen?

Gazeta Reforma ka zbuluar pikën e errët të kontratës, me të cilën zyrtarët e Qeverisë Rama justifikohen. Kontrata shkruan:

“Në referim të kontratës, neni 5.4 Në çdo kohë gjatë aftit të zbatimit të kësaj kontrate, Autoriteti kontraktues është i detyruar …d) Autoriteti kontraktues është i detyruar të…të garantojë pagesën e kësteve të mbështetjes financiare, sipas aneksit V të bashkëngjitur kësaj kontrate dhe të mos i ndërpresë ato përveçse në rastet e parashikuara  nga dispozitat 10.9  dhe 11 të kësaj kontrate. Garantimi i pagesës së kësteve është kusht thelbësor i kësaj kontrate…”

Pika 10 .9 ka të bëjë me braktisjen e projektit. Ndërsa pika 11 flet për kushtet e zgjidhjes së kontratës, ku qeveria nuk gjen asnjë arsye të shkruar që të prishë marrëveshjen koncesionare. Sipas ekspertëve, kontratat bëhen të tilla që kompanitë ta kenë të lehtë në gjyqin e Arbitrazhit Ndërkombëtar.

Kompania po merr pagesa të rregullta nga Thesari edhe pse komuniteti në Qarkun e Fierit, e priti me protesta dhe nuk ka lejuar ndërtimin e  impiantit në vendin që ishte planifikuar fillimisht në Mbrostar.

Vetëm para pak ditësh qeveria ka kaluar 2 milion euro për llogari të dy inceneratorëve. Inceneratori i Fierit dhe ai i Tiranës, duke e çuar totalin e fondeve për ta në 75 milion euro. Ku shkojnë këto para?

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, Integrated Technology Waste Treatment Fier, më datën 19 dhjetor 2017 ka ekzekutuar faturën prej 108 milionë lekësh, duke e çuar kështu shumën e përgjithshme të pagesave ndaj kompanisë në 771 milionë lekë ose rreth 5.8 milionë euro.

Nga 11 nëntori i vitit 2016, kompania Integrated Technology Waste Treatment Fier, ka të drejtën për trajtimin e mbetjeve në Qarkun e Fierit nëpërmjet koncesionit me Partneritetit Publik Privat, teksa ka përfituar nga qeveria 21% të vlerës së investimit.

Sipas Ministrisë së Financave, impianti i mbetjeve në Fier do të kushtojë rreth 3.6 miliardë lekë ose 27 milionë euro.  Financimi është përllogaritur të bëhet gjatë periudhës 2017-2022. Kufiri vjetor i financimit është 661.5 mln lekë.

Për të gënjyer votuesit, funksionarët lokalë të Fierit para zgjedhjeve të vitit 2017, premtuan se projekti për mbetjet mund të pezullohej, ndërkohë kompania ishte në kërkim të një vendi ku mund të zhvillonte investimin. Por më vonë kompania mori një vend në hyrje të Fierit. Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, thotë se kanë përfunduar 95 për qind e punimeve, ndërkohë që aty nuk punohet.

Ajo që ndodh është se mbetjet grumbullohen,  por nuk përpunohen se inceneratori nuk është funksional.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë,  60,311.72 ton mbetje depozitohen aty çdo vit. Vetëm zona urbane e Fierit, për vitin e fundit, ka depozituar një sasi prej 49,731 ton mbetjesh. Ekspertët e mjedisit kanë deklaruara edhe në gjykatë se ky incenerator është i rrezikshëm për jetën e njerëzve. Ky mendim nuk vlen për qeveritarët, që japin çdo vit paratë e taksapaguesve për këtë koncesion.

/GazetaReforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Inceneratormbetjetpagesat

Të tjera

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë
Aktualitet

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

Eksperti i IT-së dhe një nga zërat aktivë të qëndresës qytetare, Gent Progni, ka bërë një deklaratë të fortë nga...

11:49 22/06/2026
“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës
Aktualitet

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

Gazetari Osman Stafa, ka reaguar pas sulmit nga dy persona pranë qendrës së Tiranës mbrëmjen e së dielës, duke e...

11:19 22/06/2026
Para

Përfundon pa sukses takimi mes përfaqësuesve të firmës dhe naftëtarëve:”Do të vazhdojmë protestën!”

Lajmet e fundit

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

11:49 22/06/2026
“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

11:19 22/06/2026
Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English