Ditën e sotme gazetari Artur Zheji ka deklaruar se Alqi Bllako vonoi në dorëzimin e tij në polici, për shkak se tentoi që të bënte negociata të minutave të fundit, duke marrë garanci për fatin e tij.
Zheji tha se fillimisht ish-deputeti socialist ka menduar që të arratisej jashtë vendit, por më pas i është thënë se rruga më e mirë për ta ndihmuar ishte që vetëdorëzohej.
“Alqi Bllako është një nga ekzekutorët më ekselentë të bandës, por nuk është koka, ai nuk ka fytyrë hajduti.
Ai ka pasur frikë, ka tentuar që të largohej, dhe i është dhënë një garanci finale, mund ti kenë thënë që nëse ikën do të gjejmë ne para policisë”, tha Zheji.
Nga ana tjetër, Zheji tha se për Bllakon nuk ka qenë e lehtë që të pranonte se do të përfundonte në burg, për shkak se ishte mësuar me një jetë pasanikësh, dhe ishte rritur me sasi të mëdha parash.
Sipas Zhejit negociatat për Bllakon janë kryer nga avokati i tij mbrojtës, dhe sipas tij me shumë mundësi ish-deputeti ka dalë dje jashtë vendit, dhe është kthyer pas marrjes së garancive.
“Bllako u la i vetëm, të gjithë ata që i kishte ndihmuar u zhdukën, për shkak se ai ishte në përgjim. Avokati ka qenë ai që ka marrë përsipër negociatat, pasi me Kushtetutë është i ndaluar përgjimi i avokatëve.
Bllako i ka dhënë alarmin avokatit, ai mund të jetë fshehur edhe jashtë Shqipërisë, në pritje të rezultatit të negociatave”, u shpreh Zheji.
“Avokati i ka thënë që mund të ketë një amotrizator, ai di shumë gjëra, por ka dhe shumë lekë”, tha më tej Zheji.