Skip to content
Kryesore

“Do ta trafikoj dhe t’i shes organet”, gruaja denoncon në emision babain e fëmijës

· 2 min lexim

Në emisionin “Me Zemër të Hapur” është trajtuar historia e një çifti të ndarë, ku gruaja jeton jashtë Shqipërisë, ndërsa partneri i saj ndodhet ende në vend.

Ajo është nënë e katër fëmijëve nga bashkëjetesa të ndryshme dhe, pasi u largua nga Shqipëria, mori me vete edhe fëmijët.

Ndërkohë, partneri i saj, i cili është edhe babai i njërit prej tyre, kërkoi të takonte fëmijën duke udhëtuar drejt vendit ku ajo jeton. Megjithatë, gruaja e denoncoi dhe siguroi një urdhër mbrojtjeje ndaj tij.

Në një lidhje telefonike me studion, gruaja dha versionin e saj të ngjarjes, duke pohuar se Orgesi nuk kishte qenë një baba i përkushtuar, pasi për tre vite nuk ishte interesuar për fëmijën.

Ajo e akuzoi gjithashtu për dhunë të përsëritur ndaj saj ndër vite.

Më tej, gruaja deklaroi se Orgesi e kishte kërcënuar, duke i thënë se do ta trafikonte fëmijën dhe do t’ia shiste organet.

Ajo shtoi se ai e kishte përndjekur deri në Francë, duke e vënë atë dhe fëmijën në rrezik. Për këtë arsye, qëllimi i saj i vetëm, sipas saj, ishte të siguronte mbrojtjen e fëmijës.

“Ai nuk ishte një baba i denjë për fëmijën tim. Kishte 3 vite që nuk interesohej për të. Orgesi ishte një njeri shumë i dhunshëm dhe ka ushtruar dhunë fizike kundrejt meje prej vitesh. Unë asnjëherë nuk e kam ndaluar Orgesin të shikojë fëmijën e tij. Ai më kishte thënë se do e trafikonte fëmijën dhe do t’i shiste organet. Orgesi më ka përndjekur edhe në Francë. Qëllimi im ishte vetëm mbrojtja e fëmijës tim.” përfundoi ajo