“Do nisim testimin e ri për COVID-19, individët me imunitet të fortë do i rikthehen jetës normale”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbrëmjen e sotme, Eugena Tomini, shefe e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, në një lidhje me Skype për ‘Ilva Now’ është shprehur se Shqipëria është në nivelin e mesatares së Europës sa i takon përqindjes së numrit të viktimave nga COVID-19.

Më tej, Tomini theksoi se pritet që në javën e 5-të kurba e të infektuarve të nisë rënien, teksa tregoi se shumë shpejt Shqipëria do të nisë testimet përmes një analize të gjakut për të parë antikorpet tek individët me imunitet të fortë dhe që mund të rikthehen në jetë normale pasi nuk janë të rrezikuar.

“Shumë shpejt dhe Shqipëria do të nisë testimet përmes një analize të gjakut për të parë antikorpet tek individët me imunitet të fortë dhe që mund të rikthehen në jetë normale pasi nuk janë të rrezikuar. Komiteti Teknik sapo ka miratuar paktin që dhe testimi cerologjik, me prezencën e IKGVE apo IGMVE, do të hyjë në vijim në QSUT dhe ndoshta që nga dita e nesërme ky proces do të jetë aktiv për të testuar të gjitha fashat ose grupet që janë të rriskuar apo që e kanë pasur në mënyrë asimptomatike”, theksoi Tomini duke shtuar se kjo analizë gjaku do të kryhet në laboratorin e mikrobiologjisë në QSUT.

Detaje rreth procedimit ende nuk janë bërë publike, por pritet që rastet të përcaktohen nga mjekët e familjes, teksa kjo analizë mund të zbulojë dhe personat që e kanë kaluar COVID-19 pa simptoma.

Ditën e sotme ka shkuar në 377 numri i të prekurve nga COVID-19, teksa në 24 orët e fundit janë shënuar 16 raste të reja nga 175 testime të kryera.

Në spitalin Infektiv aktualisht ndodhen 66 pacientë, 5 prej të cilëve në terapi intensive, ndëesa në spitalin COVID 2 ndodhen 7 pacientë, 6 prej të cilëve në terapi intensive.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 12 persona duke e çuar numrin në 116 numrin total të të shëruarve, ndërsa numërohen edhe 22 viktima.

Shpërndaje
Share.

Komento