Skip to content
Të Gjitha

Do ndryshoni pronësisë e mjetit? Tani më thjesht, mjafton të paraqiteni në sportelin e DPSHTRR

· 1 min lexim

Në qoftë se deri më tani keni pasur problem me ndërrimin e pronësisë së automjetit tuaj, ju vjen një lajm i mirë.

Në një postim, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit ka njoftuar se pronësia tashmë mund të bëhet edhe duke shkuar në sportelet e DPSHTRR, duke paguar një tarifë prej 1400 lekësh.

Ky shërbim nuk do të ofrohet vetëm në Tiranë, por në të gjitha drejtoritë rajonale dhe të gjithë të interesuarit tashmë e kanë më të thjeshtë si procedurë.

“Tjetër lajm i mirë për qytetarët! Nga 1 Marsi ndërrimi i pronësisë së mjetit direkt edhe në sportelet tona 🧲! Tarifa e shërbimit vetëm 1400 Lek!

Siguri për shitësin e blerësin, verifikim i plotë në sistem ✅👌🤝Shërbimi më i ri e i shumëpritur nga qytetarët nis nga Tirana e do ofrohet në gjithë drejtoritë rajonale me cilësi e vëmendje brenda muajit Mars! #MëLehtëMëShpejtMëLirë

#ShërbimePublikeLehtësuese
#EvolucionDPSHTRR”, njofton DPSHTRR.