“Do më vrasin si Artan Cukun!” Gazetarja rrëfen historinë e pabesueshme të shkarkimit të policit të infiltruar

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një denoncim i fortë është bërë ditën e djeshme nga gazetarja e kronikës, Anila Hoxha.

Gazetarja ka publikuar një shkrim në rrjetin social Facebook, ku të shumta kanë qenë reagimet dhe komentet që ka marrë ky shkrim, i cili është shpërndarë masivisht nga shumë njerëz të medias, apo edhe nga vetë mediat shqiptare e portale më në zë.

Në shkrimin e saj, gazetarja pretendon se një prej ish-agjentëve të infiltruar të policisë rrezikon të vritet, apo të eliminohet më saktë ashtu si komisari Artan Cuku.

Gazetarja madje ka cituar vetë fjalët e ish-agjentit me emrin Gjergji, gjatë kohës kur ai ishte agjent i fshehtë i policisë.

Me një identitet tjetër, Gjergji ka zbuluar shumë kriminelë që operonin në trafikun e lëndëve narkotike.

Sipas gazetares Anila Hoxha, Gjergjin tashmë e kanë larguar nga puna me justifikimin “Për shkurtim të funksionit organik”.

Tashmë Gjergji ka rrëfyer edhe frikën e vet, ku shprehet madje se po pret ta ekzekutojnë, ashtu siç bënë edhe me mikun e tij, Artan Cukun.

Gjergji 33-vjeçar shprehet se është pajisur me një armë me leje dhe kushdo që do vijë për ta vrarë, ai do marrë me vete edhe njërin prej tyre, kushdo që të jetë.

Gjatë 11 viteve pune, Gjergji ka  kryer dhjetëra aksione, ku shumë kriminelë janë arrestuar, e shumë ngarkesa droge janë sekuestruar.

Postimi i gazetares Hoxha:

Gjergji eshte 33 vjec. Eshte nje nga djemte e policise qe me ka lene pa fjale sot. Teksa perpiqet te vazhdoje perpara mes jetes se nje te riu dhe deshires se tij si polic, me tregon eksperiencen e tij si nje agjent i mbuluar. Nje detyre qe e kreu me sukses per disa vite me radhe.

Gjergji eshte nje nga ata te panjohurit trima qe ne as qe e kemi idene se ckane bere dhe sa kane sakrifikuar. Por perpos zhgenjimit Gjergji tek tuk kujton miqte qe beri ne polici dhe ata qe humbi . Mes tyre Fatos Xhanin apo edhe Tan Cukun.

“Do më vrasin, do më vrasin si Artan Cukun. Kam blerë një armë për të cilën jam pajisur me leje, kushdo që të vijë për tmë vrarë, njërin prej tyre do ta marr me vete” . Ky është parashikimi I zymtë I Gjergjit , njërit prej agjentëve të infiltruar , një ndër më të mirët që ka patur Policia e Shtetit. Gjergji , të cilin mjaft trafikantë droge e njohin me emrin tjeter sic autoritetet e kishin pajisur me dokumente, pret ditën se kur do ta zbulojnë.

Nga 11 vite në polici, shumicën e tyre e kaloi si agjent undercover, ose agjent I mbuluar. Dhjetra aksione në të cilat ai u shtir si trafikant droge për llogari të drejtësisë në mënyrë që të zbulonte ngarkesa që me pas janë sekuestruar , kriminelë që me pas janë arrestuar.

“ më dhanë identitetin tjetër, operoja nën atë identitet te dyte, për mos ta harruar mora emrin e shokut të fëmijërisë. Jam ulur në një tavolinë me trafikantë të dëgjuar, kam ngrënë bukë në shtëpinë e tyre.

Kur isha I inflitruar sillesha si ata, bëja si I fortë, vishesha shtrenjtë si ata, mbaja makina të shtrenjta.. , është e vështirë të ta shpjegoj. Kisha një parim , të mos isha asnjëherë agjent provokator dhe gjithmonë e kam larguar nga rreziku informatorin . Kur vinte casti për të blerë ngarkesat, përherë me vendoseshin në dispozicion shumë vlera monetare të cilat ishin të sigluara dhe në funksion të aksionit”.

Por pavarësisht kontributit , Gjergji është larguar nga detyra me argumentin më paradoksal. “Për shkurtim të funksionit organic” . është 33 vjec dhe ka dalë në reform, pasi kishin luajtur ping pong me të, nga undercover njëri nga shefat e hodhi polic objektesh, pastaj e kthyen sërisht tekj hetimi I grabitjeve të dhunshme, pastaj patrullë , pastaj under cover dhe se fundmi ne Kombinat.

Për të qarë e për të ulëritur. Një agjent under cover. Një agjent I lindur për të qënë I tillë . U spikat që në akademi nga të huajt , mes të cilëve atë dhe disa si ai I trajnuan anglezë e gjermanë se si undercover shqiptar të fuste trafikantët në kurthin e ligjit. Mes tyre Alan Ëatson, Sean Mcgoëan dhe Roderik Mckenzie.

E crëndësi ka e gjitha kjo. Gjergji , vetëm 33 vjec ka dalë në reformë,pasi e hodhën degë më degë e cep më cep. Por as kjo ska rëndësi. Të paktën askujt që duhet të shqetësohej nuk shqetësohet.

Ajo që ka rëndësi është se Gjergji thotë që po pret ta vrasin. Ashtu si Tan Cuku që pastaj e shpallën dëshmor më pas. Të gjithë ne e dinim që Tani ishte mjaft I kujdesshëm pasi e hodhën në rrugë, por të gjithë pritëm si sehirxhinj deri sa ta vrisnin

Telendisja e Gjergjit sa në policinë e objekteve dhe të Kombinatit nisi menjëherë sapo goditi një trafikant heroine , ndërsa më pas ulje ngjitjet I pati pjesë të punës dhe përditshmërisë edhe për shkak të temperamentit të tij por edhe një konflikti në të cilin ai mbeti i plagosur.

Pa diskutim që në ditë të tilla pati lavdine e tij si agjent I mbuluar ku pas cdo aksioni ai shikonte rezultatet nga kendi I një të panjohuri . Gjergji këmbendul se polic nuk të bën rroba. Dhe ka të drejtë. Për tu bërë një polic I tillë si ata që kemi parë në filma, Gjergji I doli së pari kundër familjes së tij, familje mjekësh. I ati, një doktor e dërgoi djalin e vetëm në Itali, ku Gjergji përfundoi L. Cl.Përkundër pritshmërive Gjergji ja tha troc familjes endrrën dhe ambicien e tij.

“Enderra ime ka 5 pesë gërma… POLIC ”

Ai është zotërues I 3 gjuhëve anglisht, greqisht dhe italisht. U diplomua shkelqyeshëm. Por kjo ska rëndësi. Ai ishte një agjent undercover. Ai ishte një polic I mirë. As kjo ska rëndësi

Ai mund të zgjidhte një të ardhme të sigurtë, ai mund të jetonte kudo. Por kjo ska rëndësi….

Shpërndaje
Share.

Komento