Djemtë e pasur të Tiranës sfidojnë policinë! Xhirojnë makinën luksoze para komisariatit: “Sipër shtetit”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një video po bën xhiron e rrjetit orët e fundit.

Në video shihet një makinë tip “Benz AMG” i bardhë që xhiron para Komisariatit të Policisë nr.6 në zonën e Kombinatit në kryeqytet.

Videoja është postuar nga një faqe e njohur në Instagram, “RichKids”.

Shoferi, i paidentifikuar, bën “drift” para komisariatit, ndërsa në rrugë shihen edhe njerëz tek kalojnë.

Të rinjtë e pasur të Tiranës sfidojnë policinë dhe bëjnë manovra të palejueshme në rrugë, duke rrezikuar edhe jetën e qytetarëve.

Videoja është shoqëruar me mbishkrimin “Sipër shtetit”.

Shpërndaje
Share.

Komento