Skip to content
Kronikë

Djali qëlloi me thikë në shpinë nënën e tij në Kamëz, detaje mbi shkakun e ngjarjes

· 2 min lexim

Ditën e sotme janë zbardhur detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kamëz, ku shtetasi Ajet Lleshi 25 vjec, ka plagosur me thike në shpinë nënën e tij Safie Sina 56 vjece.

Nga burimet e siguruara nga Fax News, mësohet se Safie Sina është e divorcuar dhe më pas është martuar për herë të dytë dhe jeton në Kavajë.

Ditën e sotme kur ka nodhur ngjarja Saie Sina ka ardhur në Tiranë për të vizituar nënën e saj e cila banon në rrugën “Jusuf Gervalla”. Gjatë kohës që po ecte në rrugë për të shkuar në banesën e nënës së saj, shtetasi Ajet Lleshi i cili është edhe djali i të plagosurës, e ka goditur me thikë në shpinë dhe është larguar menjëherë.

Ajet Lleshi banon në Klos thuhet nga burimet e fax news. Nuk dihet arsyeja se pse ka ardhur Ajet Lleshi sot në Tiranë dhe në zonën ku ndodhi ngjarja, nuk raportohet ndonjë problem i mëparshëm. Kështu që të gjitha pistat e siguruara, tregojnë që Ajet Lleshi kishte ardhur vetëm për këtë qëllim në Tiranë.

Sipas informacioneve të siguruara nga Fax News, shtetasja Safie Sina ka vrarë burrin e saj para 10 vjetesh dhe ka bërë 9 vite burg.