Ditë zie kombëtare/ Major Klodian Tanushi mes homazhesh përcillet sot për në banesën e fundit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ashtu siç edhe është bërë e ditur dita e sotme është shpallur ditë zie kombëtare dhe kjo në nder të kujtimit të Majorit Klodian Tanushi të vrarë në Letoni.

Ceremonia shtetërore në nder të Majorit do të zhvillohet në Muzeun Historik Kombëtar  prej orës 10:00 deri në 12:00. Ndërkohë që Komisoni Qendror i Statutit “Dëshmor i Atdheut” i ka akorduar Majorit këtë titull pas vdekjes.

Pas përfundimit të homazheve, Tahushi do të përcillet për në banesën e fundit, e cila do të jetë tek “Varrezat e Dëshmorëve”.

Major Klodian Tanushi ka ndërruar jetë pas shpërthimit të një mine gjatë një misioni të NATO-s në Letoni.

Shpërndaje
Share.

Komento