Skip to content
Të Gjitha

Dita ndërkombëtare e trashëgimisë, objektet kulturore dhe sitet arkeologjike në vend drejt degradimit

· 1 min lexim

Objektet kulturore të cilat po shkojnë drejt degradimit sa vinë dhe shtohen në vendin tonë, kjo pasi ato nuk janë përfshirë në fondin e mbrojtjes apo ruajtjes së tyre.

Shqetësimi vjen nga Lezha, ku  janë të shumta vlerat e trashëgimisë kulturore që nuk janë përfshirë në fondin e mbrojtjes apo ruajtjes së tyre.

Në ditën ndërkombëtare të trashëgimisë kulturore dhe siteve arkeologjike Paulin Zefi përgjegjësi i Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë Lezhë vuri në pah pikërisht këtë fakt.

Ndër të tjera ai organizoi dhe një aktivitet, i cili kishte si qëllim, promovimin e fshatit Troshan. Në të u theksua se ky fshat është një zonë e rëndësishme, jo vetëm arkeologjike, por dhe një zonë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore.

Ndërsa në Roskovec në ditën ndërkombëtare të trashëgimisë kulturore është shpallur projekti për restaurimin e kishës së Shën Gjergjit. Kisha  e  Shën Gjergjit  e harruar prej shumë vitesh është një nga monumentet kulturore e rëndësishëm e këtij qyteti.