Skip to content
Aktualitet

Dita e 16-të e grevës, naftëtarët tentojnë të futen në uzinë. Nuk i japin as librezat e punës

· 1 min lexim

Naftëtarët e Ballshit gjenden në ditën e 16-të të grevës së urisë, ndërkohë që disa prej shokëve të tyre ditën e sotme po tentojnë të futen në ambientet e uzinës.

Diçka të tillë ata e kishin paralajmëruar që gjatë ditës së djeshme, ndërkohë sot ndërsa po tentonin të hynin brenda, ata kanë ndeshur rezistencën e policisë private.

Aktualisht grevistët ndodhen ende në ambient të ngujuar ndërkohë që pjesa tjetër e naftëtarëve që nuk janë futur në grevë kanë dalë në protestë.

Nën thirrjet se “Rafineria është  e naftëtarëve”, ata kërkojnë të hyjnë në uzinë dhe të marrin librezat e punës në mënyrë që të arrijnë të marrin përkrahjen sociale.

I vetmi prej grevistëve që tentojnë të hynë në uzinë është Sokol Dautaj, kryetari i Sindikatës së Naftëtarëve.

Në mbështetje të grevistëve kanë ardhur sindikata e fermerëve të bashkuar ku iu është bashkuar dhe kreu i kësaj sindikate, Eduard Sharka.

 

/GazetaReforma.com/