Skip to content
Bota

Dita e 13-të e luftës në Ukrainë! Pengohet evakuimi i civilëve, ja zhvillimet e fundit

· 2 min lexim

Ukraina po përjeton ditën e 13-të lufëts në mbrojtje të vendit të saj, kundër pushtuesve rusë.

Granatimet ruse ende po pengojnë evakuimin e civilëve nga qytetet e rrethuara si Kievi, Mariupoli, Sumy dhe Kharkiv, thotë Ukraina.

Ndërkohë që mediat shtetërore ruse thanë se ishin gati të rihapnin korridoret humanitare të martën në mëngjes.

Dje u zhvillua raundi i tretë i bisedimeve Rusi-Ukrainë, por që përfundoi me pak marrëveshje, ndërkohë një raund i katërt  do të zhvillohet ditën e nesërme.

Pentagoni ka njoftuar se Rusia nuk ka bërë ndonjë progres sa i përket veriut dhe verilindjes në Ukrainë, ku prej ditësh makineria ruse ka ngecur aty ku ishte që ditën e parë.

Me shpresën se do të arrihet armëpushim, delegacioni ukrainas dhe ai rus janë takuar sot për të zhvilluar raundin e tretë të bisedimeve në Bjellorusi – por autoritetet ukrainase thanë se është ky raund nuk e ka ndryshuar aspak gjendjen në terren.

Madje forcat ruse sot kanë vrarë kryetarin e qytezës ukrainase Hostomel, që gjendet afër Kievit. Ai ishte duke shpërndarë bukë e medikamente kur u qëllua nga ushtria ruse.

Ndryshe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është zotuar se nesër do të mbajë një fjalim historik para kryeministri britanik Boris Johnson, vendi i të cilit nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, është treguar shumë i hapur duke e ndihmuar qeverinë e popullin ukrainas.