Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Disa të nënës, disa të njerkës! Tatimet nuk e prishin rregullin, gjoba selektive edhe për ‘Giveaway’!

15:46 21/10/2020
Reading Time: 3 min lexim

Fenomeni i ‘Giveaway’ është bërë tashmë një nga më të përhapurit dhe më të frekuentuarit nga bizneset shqiptarë. Ato organizojnë shorte për të dhuruar dhurata apo shërbime nga bizneset e tyre, ndërsa nga ana tjetër rrisin numrin e fansave dhe të shikueshmërisë për ‘brand’-in e tyre.

Mirëpo, siç e kemi trajtuar dhe më herët, këto ‘giveaway’ kërkojnë një formalizim me ligje dhe rregulla, për të mos vepruar në një territor pa asnjë rregullator, ku secili bën sipas qejfit. Për më tepër, kur tashmë po dhurohen dhurata mijëra euroshe, telefona e makina, madje edhe ‘cash’ në dorë.

Diçka e tillë organizohet edhe në vendet europiane, por gjithmonë duke u pajisur me një licencë, dhe duke vepruar në bazë të disa rregullave, që mbrojnë konsumatorin, pra atë luan, si edhe bizneset, ato që e organizojnë.

Çfarë parashikon ‘ligji’ shqiptar?

Aktualisht, në Shqipëri, ekziston një ligj i vitit 2015 për Lojërat e Fatit, që rregullon procedurat në këtë fushë, dhe një vendim i Kryeministrit Rama në vitin 2017, më konkretisht për Lojërat e Fatit Promocionale.

Deri këtu shumë në rregull. Problemi qëndron se në kohët kur janë hartuar këto ligje e vendime, ‘giveaway’ nuk ishte aspak i përhapur në Shqipëri. Ligji nuk i parashikon këto lloje lojërash dhe shortesh, dhe kurrsesi nuk mund të klasifikohen për licencë si Lojëra Fati.

Ky ligj rregullon ato lotari që bëhen me pagesë dhe klientët paguajnë për t’u futur në lojë. Ndërkohë, ‘giveaway’ është diçka krejt ndryshe, dhe normalisht që kërkon një ligj specifik.

Ndërhyrja nga ana e institucioneve

Mirëpo, në Shqipëri, pas një përhapje shumë të madhe të këtyre shorteve, ka nisur dhe një fushatë për bllokimin dhe censurimin e disave. Persona apo biznese të caktuara që kanë organizuar këto ‘Giveaway’, po gjobiten nga tatimet.

Ka disa raste që agjentë të tatimeve janë paraqitur para bizneseve për të kërkuar licencën për shortetë e organizuara në një kohë të caktuar. Ato po i kërkojnë të gjitha procedurat që parashikon ligjin për Lojërat e Fatit, kur në fakt ekziston një boshllëk, dhe nuk mund të bazohen tek e njëjta procedurë.

‘Ca të nënës, ca të njerkës’

Ekziston edhe një problem tjetër, që duket se po bëhet me qëllim. Duke parë boshllëkun ligjor, që edhe punonjësit e administratës janë të vetëdijshëm, inspektimet po bëhen me selektim.

Në disa biznese trokitet dhe u kërkohen të gjitha licencat, ndërkohë për disa të tjera mbyllet një sy, dhe ato nuk kujtohet kush t’i inspektojë.

Sigurisht që diçka e tillë, është e padrejtë, dhe rëndon shumë konkurrencën e lirë mes bizneseve.

Ndërgjegjësim për bizneset

Ajo që vërteton shprehjen ‘ca të nënës, ca të njerkës’, është edhe interesimi i organeve shtetërore për ta formalizuar këtë sektor. Nuk ka asnjë fushatë informuese apo publicitare, për ta ndërgjegjësuar gjithë komunitetin e biznesit për hapat që duhet të bëjnë për të organizuar një ‘Giveaway’.

Nëse vepron në terr të madh informativ dhe padije të ligjeve, atëherë duket tendencioze të shkosh tek disa biznese për t’i gjobitur, ndërkohë që minimalisht nuk i ke informuar, dhe pastaj të kesh krijuar një bazë ligjore.

Diçka e tillë duket më shumë për të mbushur arkën me disa gjoba për bizneset, se sa të kesh vërtetë qëllim për të formalizuar sektorin.

Duke parë se sa shumë po rritet ky trend në rrjetet sociale, ne do ta trajtojmë sërish si një problem këtë pjesë, që prek jo pak bizense…

/GazetaReforma.com/

Etiketa: giveawaygjobatatime

Të tjera

Braçe publikon skandalin për IQOS: Brenda cigares ka fletë metalike
Aktualitet

Braçe publikon skandalin për IQOS: Brenda cigares ka fletë metalike

Deputeti socialist Erion Braçe ka vijuar fushatën e tij publike në mbrojtje të shëndetit të fëmijëve, duke denoncuar këtë herë...

19:19 28/12/2025
Alarmi i Shehajt: AKSHI ndërhyri në Kadastër, u ndryshuan pronarët e pronave
Aktualitet

Alarmi i Shehajt: AKSHI ndërhyri në Kadastër, u ndryshuan pronarët e pronave

Deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka ngritur një alarm publik duke denoncuar atë që e cilëson si një skandal...

16:40 28/12/2025
Para

Çfarë po ndodh me futbollin në vend? Qeveria dhe kërkesat e Superiores

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Braçe publikon skandalin për IQOS: Brenda cigares ka fletë metalike

Braçe publikon skandalin për IQOS: Brenda cigares ka fletë metalike

19:19 28/12/2025
Alarmi i Shehajt: AKSHI ndërhyri në Kadastër, u ndryshuan pronarët e pronave

Alarmi i Shehajt: AKSHI ndërhyri në Kadastër, u ndryshuan pronarët e pronave

16:40 28/12/2025
E-Albania jashtë funksionit, qytetarët dhe bizneset pa shërbime

E-Albania jashtë funksionit, qytetarët dhe bizneset pa shërbime

14:53 28/12/2025
Fundosja e varkës në Indonezi, humbin jetën trajneri spanjoll dhe tre fëmijët

Fundosja e varkës në Indonezi, humbin jetën trajneri spanjoll dhe tre fëmijët

17:11 27/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.