Skip to content
Të Gjitha

Dimri mbërthen Korçën, nga nesër shkollat do të hapen në orën 9:00

· 1 min lexim

Temperaturat e ulëta në qytetin e Korçës i kanë detyruar shkollat që të vijojnë mësimin me orë të reduktuara.

Duke filluar nga nesër deri në fund të javës, mësimi do të nisë në orën 9:00.


Qarkullimi rrugor në akset nacionale vijon normalisht dhe segmentet rrugore rurale janë të hapura megjithatë kalimi rekomandohet me zinxhirë.

Sipas shërbimit metereologjik, temperaturat vijojnë të jenë -11 gradë celcius./iconstyle