Skip to content
Aktualitet

‘Dilni nga greva të vij te ju’/ Naftëtarët i përgjigjen Ramës: Bujrum mes grave, do e ndërpresim kur të…

· 2 min lexim

Naftëtarët e Ballshit i janë përgjigjur menjëherë dhe të prerë mesazhit të Edi Ramës që të dalin nga greva, që ai të shkojë në mesin e tyre dhe të bisedojë për hallin e tyre.

Ato shprehen se greva e tyre nuk është aspak ultimatum, dhe kryeministri e ka derën e hapur tek to.

“Ne nga greva nuk dalim. Kushdo që të vijë këtu, rrugën e ka të hapur. U bëj thirrje të gjithëve, ne nga greva nuk dalim. Nuk bëjmë presione, duam pagat. Kur të shoh që fëmija im do vejë të blejë bukën, unë e ndërpres grevën urgjentisht,” thotë një prej tyre.

Nga ana tjetër, naftëtare të tjera shprehen se kreu i qevrisë ulet në kafe e shkruan në Tëitter, ndërsa duhej të ishte duke shkuar pranë tyre e t’u plotësonte kërkesat që të dalin.

Ndërkohë, burrat naftëtarë jashtë grevës, e vlerësojnë gatishmërinë e kryeministrit për dialog, por kërkojnë që takimi të bëhet në Ballsh, në shesh grash, aty ku dhe po zhvillohet greva.

“E përgëzoj kryeministrin për lajmin e mirë, verdikti nuk është i mi apo i dikujt ne këtu, verdikikti është i atyre grave, bujrum në Ballsh të ulemi të negociojmë për një zgjidhje. Rama të vij këtu të ulet mes grave të dikutojmë”, tha naftëtari.

/GazetaReforma.com/