Skip to content
Politikë

Dikush të mbajë numërimin… kryeministri Rama përsërit sërish deklaratën për gjetjen e naftës në Shpirag

· 1 min lexim

Kryeministri Edi Rama gjen sërish naftë në Shpirag. Kujtojmë që kjo deklaratë e kryeministrit është përsëritur disa herë që nga ardhja e tij në pushtet, por projektet që do ti sillnin miliona euro Shqipërisë nga ky zbulim fantastik, duken ende larg.

Historiku i deklaratave të kryeministrit Rama për gjetjen e naftës në Shpirag:

Në Janar të vitit 2019, zbulimi ishte vetëm pak javë larg dhe do të ndikonte ekonominë shqiptare duke filluar nga viti 2020.

2020 duket se doli huq dhe kjo deklaratë u pasua nga një tjetër në vitin 2022, ku zbulimi i radhës u bë nga Holanda, ku kryeministri u takua me homologun e tij Rutte. Në versionin e 2022-it, zbulimi që ishte prapë vetëm pak javë larg, por këtë herë do të trondiste pozitivisht jo vetëm Shqipërinë, por edhe Europën.

Tani i erdhi sërish radha zbulimit të radhës. Ky këtë herë është disa muaj larg dhe durimit 10 vjeçar po i vjen fundi. Madje kryeministri tha se qeveria po ngre sakaq Fondin Sovran që do të administrojë miliardat e dollarëve që Shqipëria do të fitojë nga nafta e Shpiragut.

Deri në zbulimin e radhës.