Skip to content
Politikë

“Diktatura u vendos tani apo në 2008”, Berishës i ndodh e papritura gjatë deklaratës

· 1 min lexim

Një e papritur i ka ndodhur ish-kryeministrit Sali Berisha teksa po fliste para gazetarëve tek Kryesia e Kuvendit. Një zonjë i drejtoi një pyetje Berishës, por nuk po lejohej nga truprojat e tij që të afohej. Fillimisht ish- kryeministri mendoi se ishte gazetare, por jo dhe më pas i tha që ti drejtonte një letër ose ti shkonte për takim në zyrë.

Pjesë nga diskutimi para kamerave:

Zonja: Nuk e di kush na përfaqëson në parlament, kemi halle. Këtu ka shkelje ligjore.

Berisha: Ajo ka një hall, unë të besoj por nuk e zgjidhim dot këtu

Zonja: Nuk di kë të takoj

Berisha: Tani çfarë të them? Shkruaj një letër…

Zonja: Ia shkruaj presidentit nuk marr përgjigje

Berisha: Unë nuk jam presidenti, jam Sali Berisha. Jam i gatshëm të shqyrtoj hallin tuaj brenda mundësive të mia…

Zonja: Kur u vendos diktatura tani, apo në 2008?

Berisha: Unë thashë se kishe ndonjë hall personal familjar, për këto shko futu në ndonjë parti