Digjet makina e Oficerit të Krimeve në Shkodër

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, persona të paidentifikuar, kanë djegur makinën e një oficeri policie në Shkodër.

Ngjarja është regjistruar në lagjen “Mahalla e Çakajve”, ndërsa mjeti është në pronësi të Arbër Dulit, shkruan “Panorama”.

Sipas policisë dhe zjarrfikësve, dyshohet se kemi të bëjmë me një djegie të qëllimshme.

Si pasojë e nxehtësisë së madhe, është thyer edhe xhami i përparmë i mjetit tip “Volkswagen passat”.

Aktualisht, makina ndodhet në policinë e Shkodrës, ndërsa një grup hetimor është ngritur për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.

Arbër Duli punon prej vitesh në Policinë e Shkodrës dhe mban detyrën e Oficerit të Krimeve.

Shpërndaje
Share.

Komento