Skip to content
Kronikë

Digjet apartamenti në Korçë, asfiksohet e moshuara

· 1 min lexim

Një apartament i një pallati në Korçë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Policia njofton se zjarri ka rënë në banesën e 64-vjeçares R. E. e cila është asfiksuar nga tymi dhe u dërgua në spital ku po merr ndihmën mjekësore.

Korçë

Më datë 03.02.2024, rreth orës 07:30, në lagjen nr.8, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetases R. E., rreth 64 vjeçe, e cila u asfiksua nga tymi dhe u dërgua në spital ku po merr ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë që po evakuojnë banorët e tjerë të pallatit, si dhe shërbimet e zjarrfikëseve, të cilat po bëjnë shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.