Dy automjete janë djegur gjatë mesnatës në Vlorë.
Si pasojë e zjarrit janë dëmtuar edhe dy automjete të tjera që ishin parkuar pranë me të.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:15, në lagjen “Lef Sallata”. Dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit D. F., banues në Vlorë.
Policia po vijon hetimet.