Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Dialogu, Kurti dhe Vuçiç takohen sot në Ohër, pritet nënshkrimi i planit franko-gjerman

12:42 18/03/2023
Reading Time: 2 min lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të mbajnë sot në Ohër të Maqedonisë Veriore takimin e radhës në kuadër të dialogut. Bashkimi Europian ka informuar se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të Jashtme, Josep Borrell, së bashku me emisarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, në orën 10:00 do të takohen me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Pas takimeve me secilin, do të mbahet edhe një takim i përbashkët, i cili do të fokusohet në propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Të dy emisarët kanë shfaqur shpresën se takimi i 18 marsit në Ohër do të jetë konstruktiv, ndërkaq e kanë vlerësuar si shumë të rëndësishëm për dy vendet dhe rajonin në përgjithësi. Më 27 shkurt, Kosova dhe Serbia kanë rënë dakort për përmbajtjen e Propozimit europian, sipas zyrtarëve të Bashkimit Europian.
Ndërkohë që Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka biseduar me liderët e Kosovës dhe Serbisë në lidhje me propozimin evropian për normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve. Chollet ka theksuar se zbatimi i këtij propozimi do të sjellë përfitime domethënëse për të dyja shtetet dhe do të kontribuojë në një të ardhme paqësore në rajon.
Në rezidencën në Ohër ku do të mbahet takimi në orët e mëngjesit janë parë duke biseduar kryetari i BDI-së Ali Ahmeti si dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe delegacioni qeveritar ka zhvilluar një takim me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti para nisjes zyrtare të takimeve në Ohër të Maqedonisë. Në shoqërimin e Kurtit është parë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para
“Alla dhe Bushi ndoqën shembullin e Ramës e Ballukut”, Berisha: Po përballemi me kundërshtarë të inkriminuar

“Alla dhe Bushi ndoqën shembullin e Ramës e Ballukut”, Berisha: Po përballemi me kundërshtarë të inkriminuar

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English