Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Dhunonte dhe kanoste me armë gruan dhe fëmijët, policia parandalon krimin në familje

11:18 06/01/2023
Reading Time: 2 min lexim

Një 40 vjeçar është arrestuar nga blutë e Kukësit, pasi kishte ushtruar dhunë dhe kishte kërcënuar bashkëshorten dhe fëmijët e tij me armë zjarri. Sipas njoftimit të policisë Bilbyl Fetahu kishte edhe precedent të mëparshëm penal për dhunë në familje, armëmbajtje pa leje dhe vjedhje.

Fetahut iu bë dhe kontroll banese dhe gjatë tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, 1 karikator me fishekë, 9 kapsolla detonatore dhe 3 metër fitil zjarrpërcjellës.

Njoftimi i policisë:

Kukës/Finalizohet operacioni policor i koduar “No more”, për parandalimin e një ngjarjeje të rëndë kriminale në familje.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës në një familje.

Ushtroi dhunë fizike dhe kanosi me armë zjarri, bashkëshorten dhe fëmijët, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari.

40-vjeçari, me precedent të mëparshëm kriminal, për dhunë në familje, armëmbajtje pa leje dhe vjedhje.

Gjatë kontrollit në banesën në pronësi të tij, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik, 1 karikator me fishekë, kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Pistë, po ndodhte një konflikt në familjen e shtetasit B. F., menjëherë organizuan punën dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “No more”, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, arrestuan në flagrancë shtetasin B. F., 40 vjeç, banues në fshatin Pistë.

Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe fëmijëve, si dhe i ka kanosur ata me armë zjarri.

Gjatë kontrollit në banesën në pronësi të shtetasit B. F., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, 1 karikator me fishekë, 9 kapsolla detonatore dhe 3 metër fitil zjarrpërcjellës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det
Aktualitet

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës, ku një fëmijë 11-vjeçar dyshohet se është mbytur teksa...

11:51 21/06/2026
“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë
Aktualitet

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

Protesta para Kryeministrisë do të vijojë edhe gjatë natës. Shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan tubimit të...

23:53 20/06/2026
Para
Nga ndërrimi i ambasadorëve tek Këshilli i Sigurisë, Rama takim kokë më kokë me Begajn

Nga ndërrimi i ambasadorëve tek Këshilli i Sigurisë, Rama takim kokë më kokë me Begajn

Please login to join discussion

Lajmet e fundit

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

11:51 21/06/2026
“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English