Dhunoi dy vajzat e mitura dhe burrin, pranga 43-vjeçares

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një grua nga Tirana është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka dhunuar dy fëmijët e saj të mitur dhe bashkëshortin.

Burime për ‘Balkanweb’ bëjnë me dije se ka rënë në prangat e policisë 43-vjeçarja Brunilda Mumajesi, me akuzën se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj dy vajzave të saj të mitura dhe në prezencë të tyre ka dhunuar edhe bashkëshortin E. Mumajesi, duke e nxjerrë nga banesa me forcë.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Shpërndaje
Share.

Komento