Dhunoi arkitektin e bashkisë, arrestohet biznesmeni vlonjat

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e djeshme në Vlorë është dhunuar arkitekti i bashkisë, Klaudio Mehmetaj.

Sipas “Faxweb”, autori i ngjarjes është biznesmeni Erjon Canaj.

Ky i fundit mësohet se kishte pasur një konflikt për çështje pronësie, ku është përfshirë edhe arkitekti.

Canaj rezulton pronar i disa bareve në qytetin bregdetar dhe i një firme ndërtimi.

Situata në qytetin e Vlorës nuk është aspak e qetë, pasi pak ditë më parë, u dogj edhe makina e kryebashkiakut, Dritan Leli.

Njoftimi i policisë

“Seksioni i Hetimit të Krimit ka bërë arrestimin e shtetasit E.C pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin A.M (shpallur në kërkim), në lagjen “15 Tetori” kanë goditur për shkak të detyrës shtetasin K.M., me funksion arkitekt pranë Bashkisë Vlorë. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprime të mëtejshme”

Shpërndaje
Share.

Komento