Dhunë në familje dhe drejtim mjeti pa leje, arrestohen dy persona në Vlorë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme nga policia e Vlorës. Njëri prej tyre akuzohet për dhunë në familje, e ndërsa personi i dytë akuzohet për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

Shtetasi F. Ç., 61 vjeç, banues në Vlorë, është arrestuar pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij 42 vjeçare, për motive të dobëta.

Ndërsa, në pranga ka përfunduar edhe shtetasi me iniciale T. A., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap në lagjen “Ujë i Ftohtë” duke drejtuar automjetin “Seat Ibiza” pa leje drejtimi përkatës.

Njoftimi i policisë Vlorë:

Policia ka arrestuar dy shtetas, njërin për dhunë në familje dhe tjetrin për drejtimin e mjetit në mënyrë të parregullt.

Arrestohet shtetasi F. Ç., 61 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ky shtetas në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij 42 vjeçare, për motive të dobëta.

Arrestohet shtetasi T. A., 31 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tij u bë pasi u kap në lagjen “Ujë i Ftohtë” duke drejtuar automjetin “Seat Ibiza” pa leje drejtimi përkatës.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Shpërndaje
Share.

Komento