Kryedemokrati Lulzim Basha, përmes një deklarate për media, i ka dalë sërish në mbrojtje studentëve protestues, duke akuzuar qeverinë se po ushtron dhunë ndaj tyre.
Basha tha se nëse qeveria nuk ndalon dhunën, vendi shkon drejt një konflikti civil. Kreu i opozitës, nuk kurseu as akuzat kundër Prokurorisë, ndërkohë që i kërkoi organit të akuzës të hetojë futjen e policisë në shkelje të ligjit në ambjentete Fakulteteve.
“Jemi i vetmi vend në Europë dhe botë ku policia është futur në ambjente universitare ku studentët po protestojnë më ligj.
Ligji për arsimin e lartë e thotë qartë se ndërhyrja e policisë bëhet me kërkesë të titullarit cënimi i paprekshmërisë ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi. I bëj thirrje prokurorisë të hetojë.
Me heshtjen e saj ajo po provon se është bashkëfajtore me falangat kriminale të një të marri që ka udhëruar dhunimin e studentëve. Mbështetje totale për çdo veprim të studenvte të kërkesave të tyre të drejta, opozita do vijojë të mbrojë të drejtën e studentëve.
Kjo shkelje flagrante e ligjit po shtyn vendit drej një konflikti civil. Pasi kanë vjedhur e zhvatur paratë e prindërve, të taksapaguesve të infrastrukturës tani po dhunojnë edhe fëmijët. I bëj thirrje Edi Ramës të ndalë represionin ndaj studentëve, ndal dhunën psiqike e fizike ndaj tyre. Çdo shtyrje e mëtejshme në këtë drejtim do të shtyjë vendin në konflikt civil.”- pohoi Basha.