Skip to content
Të Gjitha

Dhuna ndaj mjekut/ Protestë në spitalin e Lezhës, kërkesat

· 1 min lexim

Nisur nga rasti i fundit në Lezhë ku u dhunua mjeku dermatolog në spitalin e Lezhës, Zef Doda, personeli i  këtij spitali ka dalë në protestë ditën e sotme kundër dhunës së ushtruar ndaj mjekëve.

Në shenjë solidariteti ndaj mjekut Zef Doda kolegët e tij dhe stafi i spitalit kanë kërkuar që ngjarje të tilla të dënohen e të mos ndodhin më dhe që brenda ambienteve të spitalit të ketë prezencë të policisë.

Një ditë më parë pacienti që dhunoi mjekun dermatolog në spitalin e Lezhës u vëtëdorëzua në polici.

Autori Eduart Lleshi ka thënë në polici se ka debatuar me mjekun dhe më pas e ka goditur me grushte, pasi ai ishte i alkoolizuar dhe nuk i ka shërbyer.

Ngjarja ndodhi dje teksa mjeku Zef Doda u godit brenda ambienteve të spitalit të Lezhës. Mjeku ka pësuar fraktura në fytyrë dhe i është nënshtruar ekzaminimeve të nevojshme.