Dhëndëri rreh vjehrrin dhe nusen, kunati 18-vjeçar e plagos me armën e babait

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një 18-vjeçar është arrestuar pasi qëlloi kunatin e tij 25-vjeç. Policia e Vlorës informon se ka arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të kësaj ngjarje K. K si dhe të plagosurin, Xhuljano Muça.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti në familje pasi Xhuljano Muça ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij dhe babait të saj Altin Koço, 46 vjeç banues në lagjen “Partizani”.

Më pas 18-vjeçari, i vëllai dhe i biri i të dhunuarve ka marrë armën e të atit dhe ka qëlluar 2 herë në drejtim të Muçës, duke e lënë të plagosur.

Në dëshminë e tij, babai ka dhënë versionin e plotë të ngjarjes ku ka deklaruar “më ka marrë armën dhe ka qëlluar 2 herë në drejtim të personin duke e lënë të plagosur dhëndrin”.

I afërmi i vajzës, thotë se çifti i të rinjve kishte pasur një konflikt, pasi djali i kishte kërkuar ndarjen.

“Altini është dhëndri im. Ngjarjen e mora vesh nga shtëpia. S’ka pasur konflikt me kunatin, e ndau ai, tani nuk e dimë si e ndau si e bëri, çupa ishte te ne. Xhuljano është ndarë 2-3 ditë, nuk është ndarje ajo. Nusen e Xhuljanos e kam mbesë, nuk e di si ka ndodhur gjë”, tha i afërmi.

Njoftimi i Policisë

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur paraditen e datës 31.12.2020, ku si pasojë mbeti i plagosur me armë zjarri, shtetasi Xh. M., 25 vjeç, arrestuan në flagrancë autorin e ngjarjes, shtetasin K. K., 18 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Vlorë, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Në përfundim të veprimeve është arrestuar në flagrancë  dhe  shtetasi Xh.M, për veprën penale ‘Dhuna në familje'”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shpërndaje
Share.

Komento