Dha dorëheqjen pas publikimit të rastit të Alvinit, Meta liron nga detyra ambasadorin shqiptar në Turqi

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar shkarkimin e ambasadorit shqiptar në Turqi, Gent Gazheli.

Ky i fundit dha dorëheqjen pas publikimit të rastit të Alvin Berishës.

Ishte pikërisht gazetari i emisionit investigativ “Le Iene” që shprehu zhgënjimin për veprimin e Gazhelit.

Sipas gazetarit, ambasadori i kishte premtuar mbështetje, por në fund nuk i kishte hapur telefonin.

Ambasadori i ri i Shqipërisë në Turqi do të jetë Kastriot Robo.

Gent Gazheli dikur ka qenë edhe kryefinancier i PS.

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar “lavatriçe të parave të pista”, në kohën kur Gazheli mbante postin e Drejtorit të Agjencisë së Luftës Kundër Pastrimit të Parave.

Shpërndaje
Share.

Komento