Skip to content
Aktualitet

Detyroi mbesën të pinte kokainë dhe e ngacmoi seksualisht, arrestohet 31-vjeçari në Kavajë

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë, ku një 31-vjeçar ka detyruar mbesën e tij 14-vjeçe të konsumojë lëndë narkotike kokainë dhe më pas e ka ngacmuar seksualisht.

Policia njofton se K.L., 31-vjeç është arrestuar për veprat penale “Dhuna në familje”, “Ngacmin seksual” , “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorim droge”. Ai gjithashtu ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

31-vjeçari nuk është ndalur me kaq dhe më pas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin për veprat penale “Dhuna në familje”, “Ngacmin seksual” , “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorim droge” të shtetasit:

  • K. L., 31 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Ky shtetas dyshohet se ka detyruar mbesën e tij të mitur 14-vjeçare të konsumoje lëndë narkotike kokainë dhe më pas e ka ngacmuar seksualisht.

Më pas ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme.