Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Deti kthen mbrapsht plehrat, Darëzeza dhe Semani përballen me ndotje masive

17:55 25/01/2026
Reading Time: 1 min lexim
Deti kthen mbrapsht plehrat, Darëzeza dhe Semani përballen me ndotje masive

Një ndotje masive ka përfshirë vijën bregdetare në qarkun e Fierit, pas përmbytjeve të fundit të shkaktuara nga vërshimi i lumenjve Seman dhe Vjosë. Rreth 18 kilometra bregdet rezultojnë të mbuluara nga mbetje të shumta urbane, duke krijuar një situatë alarmante për mjedisin.

Në zonat bregdetare të Darëzezës dhe Semanit janë depozituar tonelata mbetjesh, kryesisht materiale plastike dhe drusore. Ajo që lumenjtë derdhën në detin Adriatik, është kthyer sërish në breg nga dallgët, duke e përkeqësuar ndjeshëm situatën dhe duke ekspozuar hapur shkallën e ndotjes.

Pamjet nga terreni tregojnë grumbuj mbeturinash të shpërndara përgjatë vijës bregdetare, ndërsa ndotja përbën një rrezik serioz për ekosistemin detar dhe faunën e zonës. Mbetjet kanë qëndruar për ditë të tëra si në breg ashtu edhe në ujë, duke rritur ndotjen dhe dëmet mjedisore.

Ndërhyrja për pastrimin e zonës ka nisur vetëm rreth 10 ditë pas përmbytjeve, një vonesë që ka lejuar përhapjen dhe thellimin e ndotjes. Situata ka ngritur shqetësime për menaxhimin e mbetjeve dhe reagimin institucional në raste emergjente mjedisore.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para
Dorëhiqet nga IKMT Dallëndyshe Bici, Adriatik Kupi emërohet në krye

Dorëhiqet nga IKMT Dallëndyshe Bici, Adriatik Kupi emërohet në krye

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English